13.04.2023 · përditësuar para 1181 dite1 min lexim
Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çliritmare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ka përfunduar për këtë javë.
Në faqen zyrtare të DHSK-së bëhet e ditur se gjykimi do të rifillojë të hënën, më 17 prill, në orën 09:00, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se që nga fillimi i javës ka nisur dëgjimi i dëshmitares së parë ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Seancat janë duke u mbajtur të mbyllura për publikun.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
N
SHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.