Lajmet e fundit

Sipas përditësimit të fundit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve QNR, deri më tani janë procesuar 13 mijë e 917 vota, përkatësisht 67 nga gjithsej 92 kuti të votimit, raporton Klankosova.tv.
Në këto rezultate prin Lëvizja Vetëvendosje me 72.56 për qind të votave, apo gjithsej 13,917 vota.
Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.62% ose 2,036 vota ndërsa Partia Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 8.19% që përfaqësojnë 1,571 vota.