Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se këtë të martë janë proceduar 2 milionë euro për pagesat në kuadër të Programit të Pagesave Direkte dhe Subvencioneve për vitin 2023.
Bëhet fjalë për pagesat për sipërfaqet e mbjellura me kulturën e grurit.
“Kemi filluar me realizimin e pagesave të subvencioneve! Me këtë itensitet të pagesave do të vazhdohet edhe ditëve në vijim”, ka shkruar Peci, transmeton KlanKosova.tv.
“Ndërsa pagesat për plehërimin dhe naftën do të procesohen / paguhen pasi që fermerët i sjellin faturat si dëshmi.
Ju rikujtojmë se për herë të parë kontrolla në shumë komuna të Kosovës nga 5% apo 10% është rritur në 100%”.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.