Lajmet e fundit
Ish menaxheri i gjigantit nga Santiago Bernabeu ka thënë se problemet me fintesin e portugezit janë duke i shkaktuar probleme skuadrës

Fabio Capello ka thënë se problemi më i madh i Real Madridit është ai i fitnesit të Cristiano Ronaldo.
Skuadra e Zinedine Zidane ka caluar në disa ndeshje në La Liga, duke regjistruar tre barazime radhazi, për të mbetur në pozitën e dytë pas rivalit të qytetit Ateltico Madrid.
Ronaldo ka luajtur vetëm katër nga shtatë ndeshejt e ligës, pas një starti të vonë shkaku i një lëndimi të gjurit, me vetëm një gol dhe një asist në emrin e tij.
Dhe Capello mendon se problemet e portugezit me fitnes janë duke e dëmtuar skuadrën, duke insistuar se ai nuk është mirë fizikisht.
"Problemi i Real Madridit është Cristiano Ronaldo".
"Ai nuk është mirë fizikisht dhe është lojtari më i mirë i skuadrës".