Lajmet e fundit
“Problemi i Napolit në këtë ndeshje ishte i lehtë për t’u identifikuar. Ka një emër dhe mbiemër: Elseid Hysaj. Mbrojtësi i krahut shqiptar ishte futbollisti që ka prekur më shumë herë topin, praktikisht ishte regjisori i skuadrës"

Adriano Bakoni, gjatë analizës që i ka bërë lojës së skuadrës së Napolit në ndeshjen ndaj Fiorentinës, ka deklaruar se problemi më i madh i Napolit në këtë ndeshje ishte Elsedi Hysaj.
Ish-ndihmësi i Marcello Lippi te kombëtarja italiane, i cili tashmë është opinionist televiziv, ka deklaraur se tendenca që ai të jetë organizator i lojës në këtë ndeshje dëmtoi napolitanët.
“Problemi i Napolit në këtë ndeshje ishte i lehtë për t’u identifikuar. Ka një emër dhe mbiemër: Elseid Hysaj. Mbrojtësi i krahut shqiptar ishte futbollisti që ka prekur më shumë herë topin, praktikisht ishte regjisori i skuadrës".
"Fiorentina i lejoi Napolit të luante vetëm në krahun e djathtë dhe kjo është e papranueshme në këto nivele pasi e detyroi të bënte atë që donte. Nuk mendoj se Hysaj ka në kapacitetin e tij të organizojë lojën”, deklaroi Bakoni.