Lajmet e fundit

Fatmir Bilalli, nga Drejtoria e Emergjencave në Prishtinë, ka njoftuar mbi reshjet në Kryeqytet, ku telashe janë shfaqur në disa lagje.
Në një prononicim për gazetaren e Klan Kosova, Amantina Hasani, Bilalli tha se këtyre ditëve janë marrë me pasojat e vërshimeve.
Ai shtoi se një rast i rëndë është identifikuar në lagjen e Vranjevcit, familje e cila do të evakuohet.
“Rast më të rëndë deri më sot është rasti i sotëm, ku është një familje katër-anëtarëshe, e cila duhet të evakuohet dhe strehohet sepse kushtet nuk janë për jetesë. Që nga sonte ne do t’i evakuaojmë dhe t’iu sigurojmë një banesë deri në rregullimin e shtëpisë së tyre ose të bëhet renovimi i saj”, tha Bilalli.
Ai tha se nuk presin telashe të mëdha nga reshjet dhe se janë të përgatitur për çdo situatë. /Klankosova.tv