Asi argjentinas mund të mundojë në përballjen ndaj Italisë, pasi tekniku Jorge Sampaoli ka thënë se mund të kursehet nga përdorimi i tij për ta ruajtur nga ndonjë dëmtim për shkak të mbingarkesës muskulore
23.03.2018 · përditësuar para 3054 dite1 min lexim
Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, në konferencë për media, ka bërë të ditur se asi i Barcelonës, Lionel Messi, vuan nga mbingarkesa muskulore dhe mund të mos luajë sonte në Manchester, kundër Italisë.
Edhe pse lojtari është stërvitur normalisht me grupin, në kampin e Argjentinës janë të shqetësuar për problemin që Messi e solli nga Barcelona dhe mund të mos rrezikojnë në miqësore kundër Italisë, raporton TyC Sports.
Se a do të luajë në miqësore kundër Italisë, varet nga ajo se si do të ndihet 30 vjeçari pak orë para ndeshjes, ndërsa TyC Sports raporton se Messi ndoshta duhet lënë për të pushuar edhe në sfidat e ardhshme me Barcelonën, për të mos shkaktuar probleme që mund t’i kushtojnë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.