Lajmet e fundit

Avioni i sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken pati një problem mekanik në Paris të mërkurën.
Ky problem ka detyruar delegacionin e tij të udhëtonte nga Parisi në Bruksel me veturë për një takim të ministrave të jashtëm të aleancës së NATO-s, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Në një udhëtim të mëparshëm në Evropë në janar, Blinken u bllokua për pak kohë në qytetin turistik zviceran të Davos për shkak të një problemi me avionin e tij.