30.03.2019 · përditësuar para 2663 dite1 min lexim
Një nga pasojat e plakjes është se shikimi të përkeqësohet.
Ka disa lëndë ushqyese që ndihmojnë në parandalimin e disa prej proceseve degjenerative që mund të ndikojnë në sytë tuaj, njofton Klan Kosova.
Dy prej tyre quhen luteinë dhe zeaksantin. Ata janë antioksidantë të fuqishëm që grumbullohen në retinë e syrit.
Studimet tregojnë se konsumimi i sasive adekuate të këtyre lëndëve ushqyese mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e kataraktave dhe degjenerimit makular, dy çrregullime shumë të zakonshme të syve.
Të kuqet e vezëve përmbajnë sasi të mëdha të luteinës dhe zeaksantinit.
Vezët janë gjithashtu të pasura me vitaminë A. Mungesa e vitaminës A është shkaku më i zakonshëm i verbërisë në botë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.