Lajmet e fundit

Një mosmarrëveshje ka nisur në mes të familjarëve të piktores së ndjerë, Frida Kahlo dhe korporatës e cila pretendon se ka të drejta mbi përdorimin e imazhit të saj.
Kjo vjen pasi kompania e lodrave Mattel ka publikuar një seri të kukullave Barbie, bazuar tek gratë inspiruese, në mesin e të cilave ishte edhe Kahlo.
Në një deklaratë, familjarët e Kahlo kane insistuar se Mattel nuk ishte e autorizuar të bazojë një kukull tek piktorja meksikane.
Mirëpo, Korporata Frida Kahlo dhe Mattel kanë kundërshtuar një gjë të tillë.
Kjo nuk është hera e parë që aktivitetet komerciale të Korporatës Frida Kahlo kanë nervikosur familjarët e artistes.
Sipas tyre, Mara Romeo, stërmbesa e Frida Kahlo, është pronarja e vetme e të drejtave të imazheve të piktores meksikane Frida Kahlo.
