28 linjat e montimit të automjeteve në 14 fabrikat e makinave të Toyotws në Japoni u mbyllën të martën, për shkak të një problemi në sistemin e saj kompjuterik që merret me pjesët hyrëse të automjeteve.
Prodhuesi i automjeteve nuk beson se problemi është shkaktuar nga një sulm kibernetik, por shkaku ende po hetohet, tha zëdhënësja Sawako Takeda.
Ndërsa është e paqartë se kur do të rikthehen linjat dhe se Toyota nuk pranoi të tregojw se cilat modele të prodhuara mund të preken, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
Mbyllja vjen pasi një mungesë e çipave kompjuterikë dhe pjesëve të tjera të automjeteve ngeci prodhimin në vendet aziatike të prekura nga kufizimet sociale mbi pandeminë e koronavirusit.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.