Lajmet e fundit

Por, më vonë ajo filloi të zgjohej nga gjumi duke u ndjerë e fryrë.
“Ndjeja shijen e çokollatës ose biskotave në gojën time. Ndonjëherë, unë as nuk kujtoja atë që bëja, por kishte thërrime dhe shenja të tjera treguese në kuzhinë. Nuk isha thellësisht në gjumë ose plotësisht e zgjuar. Do të dilja nga shtrati, do të shkoja në kuzhinë dhe do të hapja frigoriferin, pothuajse si robot i çuditshëm. Haja gjithçka dhe pastaj kthehesha në shtrat”.
Disa muaj më parë, Laura iu lut Danielit, 40 vjeç, për ndihmën e tij duke i thënë t’ia bllokonte qasjen në kuzhinë.
Edhe pasi dera u mbyll, në fillim, Laura e gjeti veten duke shkuar në kuzhinë në orën 2 të mëngjesit, si normale.
"Mundohesha ta hapja derën, e kuptoja se ishte e mbyllur, pastaj kthehesha në shtrat. Pasi kaluan disa javë, ishte sikur trupi im e dinte se nuk mund të gjente ushqim, prandaj u ndal edhe zgjimi në mesnatë”.
Kjo tingëllon si diçka që dikush mund ta shpifë, por sindroma e ngrënies gjatë natës është një problem mjekësor i njohur.