Prizreni do të jetë qyteti mikpritës i turneut Final 4 në Ligën Unike të Femrave në basketboll, ku katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe Shqipëria do të garojnë për trofeun e kësaj gare.
Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet ndërmjet Peja 03 dhe Tiranës.
Skuadra pejane e mbylli fazën e rregullt në vendin e parë me nëntë fitore dhe një humbje, ndërsa ekipi tiranas u rendit i katërti me katër fitore dhe gjashtë humbje. Në gjysmëfinalen tjetër, kampioni i Kosovës Bashkimi do të përballet me Flamurtarin, kampionin aktual të Ligës Unike.
Prizrenaset e përfunduan fazën e rregullt në vendin e dytë me tetë fitore dhe dy humbje, kurse skuadra nga Vlora ishte e treta me gjashtë fitore dhe katër humbje.
Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen të martën, ndërsa të mërkurën do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë dhe finalja e madhe që do të përcaktojë fituesin e këtij edicioni.
Të gjitha ndeshjet e turneut Final 4 transmetohen drejtpërdrejt në Art Motion.
Orari i ndeshjeve:
E martë (17.03.2026) 16:00 Peja 03 vs Tirana 19:30 Bashkimi vs Flamurtari
E mërkurë (18.03.2026) 16:00
Ndeshja për vendin e tretë 19:30 Finalja
Në Prizren pritet një atmosferë e veçantë, ku katër skuadrat synojnë trofeun e rëndësishëm të Ligës Unike të Femrave./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.