Lajmet e fundit

Fondacioni Suedez Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHëB) është duke organizuar Kampin Regjional të Restaurimit i cili po mbahet në Prizren nga 3 – 17 tetor.
Ky është kampi i parë i interpretimit - i fokusuar krejtësisht në interpretimin e trashëgimisë kuturore – hulumtimin e mënyrave se si t'i lidhë njerëzit me trashëgiminë dhe ta bëjë të rëndesishme për ta.
Kampi i 25-të organizohet si pjesë e projektit “Ruajtja e Kalasë së Prizrenit” i cili financohet nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë dhe administrohet nga KUSA. Projekti zbatohet nga CHëB në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës. Kampi mbështetet edhe nga Qeveria Suedeze, The Headley Trust dhe Dokufest, transmeton Klan Kosova.