Babai, nëna dhe motra e kanë raportuar në polici djalin/vëllain, pasi i njëjti dyshohet se duke mos respektuar urdhrat lëshuar nga Gjykata, ka shkaktuar dhunë psikike në familje.
I dyshuari është përdorues i narkotikëve, përcjell Klankosova.tv.
Ai është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.
“Tre viktimat një mashkull dhe dy femra kosovarë-e ( familjar babai, nëna dhe motra) kanë raportuar se djali i tyre përkatësisht vëllai duke mos respektuar urdhrat lëshuar nga Gjykata, ka shkaktuar dhunë psikike në familje ( i dyshuari është përdorues i narkotikëve) dhe është larguar në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, njofton raporti i policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.