Edicioni i parë i Festivalit të Muzikës Klasike, Prizren Classical Fest do të mbahet më 1 dhe 2 nëntor 2025, duke sjellë interpretues të shquar dhe një program të pasur muzikor.
Dy mbrëmje të veçanta, me interpretime të jashtëzakonshme nga artistë të njohur, do të shfaqin elegancën dhe emocionin e muzikës klasike në një skenë të mbushur me histori dhe frymëzim.
Në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, artistë të jashtëzakonshëm do të sjellin një program me emocione efrymëzim.
Përgjatë dy netëve të festivalit në skenë do të ngjiten, Zana Abazi Ramadani-soprano, Valton Beqiri një nga figurat më të njohura të muzikës klasike shqiptare, Kuinteti Frymor i përbërë nga pesë muzikantë të dalluar: Xhovana Marku-obo, Meriton Ferizi-fagot, Nita Krajku-flaut, Norik Nushi-klarinet dhe Adea Mala-korno.
Në kuadër të Prizren Classical Fest, një mbrëmje e veçantë muzikore do të jetë ajo me “Guitar Duo” me performancë nga: Elvis Bytyqi-kitarë dhe Gjulian Bytyqi-kitarë, kuarteti harkor “A Quattro” ku përformojnë: Xhudi Dodaj-violinë, Villson Guri-violinë, Stela Bello-violë, Xhulja Dodaj-violinë, Remino Sula-cello, Xhoslin Zdrava-piano dhe Orkestra “PriClassica” ansambël ky që mbledh muzikantë profesionistë të Prizrenit./Klankosova.tv


●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.