Një persona ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymën.
Rasti ka ndodhur në fshatin Reçan të Prizrenit.
Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga zëdhënësi rajonal Vesel Gashi.
Gashi bëri të ditur se viktima ka vdekur rrugës për në spital.
"Një qytetar iu ka afruar për t'i dhënë ndihmë mjekësore. Ai e ka transportuar deri në Urgjencën e Suharekës, ku edhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen. Viktima është G.G, 1981", tha Gashi për Klankosova.tv
"Rasti po hetohet si "Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen". Prokurori dhe njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion", theksoi ai.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.