Lajmet e fundit

Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë identifikuar lokacionin dhe personin e dyshuar. Gjatë veprimeve policore, i dyshuari ka pranuar se kishte shtënë me armë, duke deklaruar se në atë kohë po zhvillohej një gazmend familjar.Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka dorëzuar vullnetarisht një pistoletë, ndërsa në vendngjarje janë sekuestruar edhe dy gëzhoja, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në procedurën hetimore.
Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprat "Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm" dhe "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve".Policia e Kosovës ka përsëritur apelin ndaj qytetarëve që të mos përdorin armë zjarri gjatë festave dhe gazmendeve familjare, duke theksuar se veprime të tilla rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe cenojnë sigurinë publike. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që festimet t’i zhvillojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe në përputhje me ligjin.