30.01.2019 · përditësuar para 2723 dite1 min lexim
Priyanka Chopra dukej e mrekullueshme gjatë intervistës së saj në The Ellen DeGeneres Show.
Aktorja foli për martesën e saj me Nick Jonas dhe atë ‘intime’ tre-ditore, transmeton Klan Kosova.
“Ishte tre ditë. Një ceremoni indiane dhe një ceremoni perëndimore-krishtere. Dhe një ditë me rituale që ne kemi në martesën Hindu. Zakonisht dasmat indiane ftojnë të paktën 1 mijë njerëz. Ne kishim vetëm 200 të cilët kryesisht ishin familjarë sepse të dy kemi një familje gjigante”, tha ajo.
“Ne donim ta mbanim atë super-intime, thjesht familje”.
Priyanka tha se nëna e saj ishte e mërzitur që ajo nuk ishte në gjendje të ftojë të gjithë ata që donte.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.