Lajmet e fundit

Ajo e ka shijuar një romancë, një fejesë dhe dy festa para martesës, për vetëm pak muaj por tani duket se Priyanka Chopra do të bëhet edhe nuse para se viti 2018 të përfundojë.
ET ka raportuar se bukuroshja 36 vjeçare nga Bollywoodi dhe i dashuri i saj, Nick Jonas, janë duke bërë plane për një martesë, së shpejti.
“Priyanka dhe Nick po planifikonin që të martoheshin vitin e ardhshëm, por tani duket se ata kanë plane të tjera, që të kurorëzojnë dashurinë e tyre në fund të vitit 2018”.
“Qysh nga dita e parë, Priyanka dhe Nick nuk e kanë marrë lidhjen e tyre shumë shtruar. Ata në fakt, janë fejuar vetëm dy muaj pasi kanë nisur lidhjen, janë takuar me familjet e njëri-tjetrit dhe kanë pasur dy festa beqarie, për një periudhë shumë të shkurtër kohore”, ka thënë një burim i afërt me çiftin.
I njëjti burim ka thënë se Chopra dhe Jonas e duan njëri-tjetrin shumë, prandaj edhe nuk po e shohin të arsyeshme që të presin më shumë.
Çifti janë fejuar në muajin korrik, transmeton Klan Kosova.