20.04.2017 · përditësuar para 3371 dite1 min lexim
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në orën 18:00 fo të hap ekspozitën “Privatësia e Shkelur”, në Galerinë e Fakultetit të Artit Figurativ në Prishtinë.
Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë në Agjenci Jeton Arifi, ka thënë për Klan Kosova se ekspozita ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, lidhur me rëndësinë që ka privatësia dhe respektimi i saj nga secili.
Aty do të prezantohen 20 punime të realizuara nga studentë të Fakultetit të Artit Figurativ, e që do të përçojnë mesazhe lidhur me privatësinë.
Ekspozita e mbështetur edhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë dhe Fakulteti i Arteve Figurative të UP-së, do të jetë e hapur deri të mërkurën e ardhshme ndërkaq do të zgjedhën edhe tri punimet më të mira, autorët e të cilave do të shpërblehen me nga 200 euro, njofton Klan Kosova.
Arifi ka thënë se kjo është ekspozita e parë e organizuar me një qëllim të tillë deri sa bëri thirrje që qytetarët të cilët kanë ankesa apo mendojnë se u është shkelur privatësia, të paraqiten në zyrat e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, apo edhe përmes web faqes www.amdp-rks.org .
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.