Ekipi i portierit kosovar, Visar Bekaj, Hatayaspori ka barazuar me Galatasarayn në shtëpi.
Hatayaspori i Bekajt kaloi i pari në epërsi në minutën e 28-të të takimit me anë të Sertelit, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Pas një ore lojë, Osimhen u tregua i saktë nga pika e bardhë duke e barazuar ndeshjen në 1-1, njofton Klankosova.tv.
Deri në fund të takimit, gardiani kosovar nuk e lejoi Gallatën që ta shënojë fitoren e pestë rresht në Superligën turke.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.