Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, duke bërë të ditur se pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare të Dheut të Bardhë arrijnë deri në 1 orë e 30 minuta.
Deri në një orë po pritet edhe në pikëkalimin në Muçibabë, derisa deri në 20 minuta në Jarinje, transmeton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, pritjet për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare të Merdarës arrijnë në 60 minuta.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.