Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orën 02:00 të mëngjesit sot në Prishtinë.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë.
"Sot rreth orës 02:00 në rrethin që lidhë rrugët UÇK dhe Tirana në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale".
"Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut", ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.