25.09.2020 · përditësuar para 2111 dite1 min lexim
Sot në Prishtinë pritet të bëhet inaugurimi i veprës “Trëndafili i Bardhë” , skulpturë kjo e realizuar nga artisti i mirënjohur Sislej Xhafa.
Në rubrikën Sytë 7 në Klan Kosova, drejtoresha për kulturë në komunën e Prishtinës, Blerta Basholli ka treguar se pse kjo vepër është vendosur në rrugën “Andrea Gropa” të kryeqytetit.
“Skulptura do të vendoset në rrugën ‘Andrea Gropa’, një vend goxha intim. Në planifikimin e parë, ne kemi dëshirë me vendos veprën në një vend ku shihet”.
“Kemi diskutuar se kjo vepër kërkon një vend pak ma intim ku njerëzit mund të afrohen dhe ta përjetojnë atë vepër në një mënyrë më të thellë - kjo ka qenë dëshirë e artistit dhe neve na ka pëlqyer”.
Inaugurimi i veprës bëhet sot në ora 12:00.
https://www.youtube.com/watch?v=N3rSjAuIZiA
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.