Një burrë ka vdekur gjatë ditës së djeshme derisa ishte duke punuar në një objekt banesor.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Gucia" në Prishtinë.
Ekipet përkatëse të policisë dhe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e tij, njofton raporti 24 orësh i policisë transmeton Klankosova.tv
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me vendim të prokurorit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.