25.09.2020 · përditësuar para 2111 dite1 min lexim
Tek "Klubi i Pëllumbave" në Prishtinë sot është bërë inaugurimi i veprës "Trëndafili i Bardhë" e punuar nga artisti i mirënjohur Sislej Xhafa.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Kjo vepër e mediumit skulpturë, trajton unitetin, diversitetin dhe kompleksitetin e gjendjes njerëzore. Ndër të tjera “trëndafili i bardhë” nënvizon gjendjen e fuqishme psikologjike të melankolisë dhe lehtësisë, dy aspekte që e karakterizojnë punën e artistit”.
“Sislej Xhafa aktualisht jeton dhe vepron në Neë York, ShBA, ndërkaq me punimet e tij ka qenë prezent në Bienale të Venedikut, në Muzeun Nacional të Arteve të Bukura në Kubë, në Les Moulins në Francë, në PRISM Misericordia në Kaliforni e shumë skena të tjera të tjera ndërkombëtare. Kohë pas kohe, artisti i kthehet vendlindjes me projekte të ndryshme artistike”.
“Komuna e Prishtinës në kuadër të projektit ‘Art në Hapësira Publike’ do të vazhdojë bashkëpunimin dhe me artistë të tjerë për të ekspozuar vepra të artit bashkëkohor në hapësira publike, të cilat do të mbeten si pasuri artistike të qytetit”.
https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/posts/3346245438778613
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.