28.09.2017 · përditësuar para 3209 dite1 min lexim
Është hapur edicioni i tretë i festivalit “Coffee and Tea”, në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Në këtë festival bizneset prezantojnë në shesh produktet e tyre të kafesë dhe çajit.
Festivali është duke u mbajtur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa në hapje ka marrë pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ky festival do të mbahet për dy ditë radhazi, më 28 dhe 29 shtator, me fillim nga ora 10:00 deri në orën 23:00.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.