Komuna e Prishtinës, gjegjësisht Inspektorati i kryeqytetit, e ka gjobitur me 200 euro një burrë i cili e ka hedhur një lavatriçe nga banesa e tij në Lakrishte.
"Të nderuar qytetarë, ju lutemi të keni kujdes, mos hedhni mbeturina ku nuk lejohet sepse do të gjobiteni bazuar në rregullore", thuhet në njoftimin e komunës transmeton Klankosova.tv
Sot gjatë ditës, në faqen "Vrojtuesit e Lagjes", është publikuar videoja ku shihet se si ky burri duke hedhur rrobalarësen, e duke i rrezikuar aty edhe kalimtarët e rastit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.