Një grua ka raportuar në polici se më 19 janar në Prishtinë, bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj, dhe më pas e kishte larguar nga shtëpia së bashku me fëmijët e saj.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari, poashtu dyshohej se posedonte një armë.
Njësiti policor gjatë kontrollit armën e ka konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin viktima ndihet e rrezikuar nga i dyshuari dhe ka kërkuar të paraqes kërkese për urdhër mbrojtës.
Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë, dhe i dyshuari të vendoset në stop listë. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.