Një e mitur në Prishtinë, ka raportuar në polici se axha dhe babai i saj kanë ushtruar dhune fizike dhe psikike ndaj saj.
Me vendim të prokurorit, axha i viktimës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa babi i saj është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.
“Viktima femër kosovare e mitur, ka informuar se axha dhe babai i saj kanë ushtruar dhune fizike dhe psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit, axha i viktimës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa babi i saj është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.