30.06.2017 · përditësuar para 3299 dite1 min lexim
Mungesa e një objekti për shkollën e muzikës “Prenk Jakova” po krijon shumë telashe.
Mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle po kërkojnë nga shteti t’ua bëjë një zgjidhje, njofton Klan Kosova.
E zyrtarë të MASHT-it premtuan se shumë shpejt do të ndërmarrin diçka në këtë drejtim.
E në hapësirën ku më herët ka qenë kjo shkollë përveç themeleve tash nuk shihet asgjë tjetër.
Zyrtarja për informim e komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu përmes postës elektronike ka sqaruar se në lokacionin që përherë ka ekzistuar shkolla “Prenk Jakova” do të bëhet një aneks I shkollës Elena gjika pasi ajo ka nevojë për klasa shtesë.
Kronikë e zgjeruar nga Dafina Jegeni – Krasniqi.
https://www.youtube.com/watch?v=JkyOmuz4zOk
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.