Lajmet e fundit

Një i dyshuar është arrestuar në Prishtinë të dielën për kanosje. Ai i kishte penguar zyrtarët policorë derisa ata ishin në kryerje të detyrës.
Në raportin e policisë thuhet se gjatë futjes nën kontroll i dyshuari ka rezistuar. Nga kjo, lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarët policorë dhe i dyshuari.
Të lënduarve u është ofruar tretmani mjekësorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.