Lajmet e fundit

Një person është arrestuar të dielën në Prishtinë pasi dyshohet se ka kryer disa vepra penale si vjedhje dhe grabitje.
Në raportin e policisë thuhet se të dyshuarit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, dy pistoleta lodër (shkrepsë), një bateri, një palë dorëza, tri palë kufje, pesë pako cigare elektrike dhe dy portofola.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.