13.04.2023 · përditësuar para 1197 dite1 min lexim
Policia e Kosovës njofton se dje në Prishtinë kanë arrestuar të dyshuarin 26-vjeçar me inicialet L. M., meqë pasi është kontrolluar një banesë në kryeqytet janë gjetur dhe konfiskuar lëndë narkotike të dyshuar, si vijon:
37 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë me peshë 3 kg,
një kavanoz i mbushur me substancë dyshohet me marihuanë me peshë 1 kg e 493.6 gr,
një qese me substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë me peshë 10.5 gr,
8 qese dhe një kavanoz me kërpudha, dyshohet të jenë narkotikë me peshë 1 kg e 235 gr,
2 qese të mbushura me substancë, dyshohet të jetë heroinë me peshë 755.3 gr,
një sasi pilula, dyshohet të jenë ekstazi me peshë 755.3 gr.,dhe dëshmi tjera relevante për rastin.
Bëhet e ditur se rasti është duke u trajtuar nga policia, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.