Një person ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi dyshohet se nga pakujdesia është vetë-plagosur me armë zjarri, në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, te viktima njëkohësisht edhe i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë, një predhë e shkrepur, si dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
“Njësitë relevante policore janë marrë me rastin. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia./Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.