KB Prishtina ka finalizuar sot transferimin e lojtarit amerikan Eric Williams Jr., i cili pritet të sjellë energji, fizik dhe kualitet të lartë në pozitat 2/3. Me gjatësi 1.98 cm, Williams vlerësohet si një basketbollist i fuqishëm dhe shumëdimensional, që do t’i japë skuadrës kryeqytetase shtytje të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit.
Amerikani vjen nga liga elitare e Qipros, ku këtë sezon ka përfaqësuar Keravnosin, duke luajtur edhe në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup. Atje ka regjistruar mesatare prej 11.6 pikësh, 4.2 kërcimesh dhe 2 asistimesh për ndeshje – një kontribut solid në një prej ligave të forta të rajonit.
Karriera e tij ndërkombëtare përfshin paraqitje në Meksikë, Angli, Poloni dhe Republikën Dominikane, ku është dalluar si lojtar i disiplinuar dhe i gjithanshëm.
Në nivel kolegji, Williams ka luajtur në NCAA për programe prestigjioze si Oregon Ducks, San Diego Toreros dhe Duquesne Dukes, duke ndërtuar një përvojë të rëndësishme në basketbollin amerikan.
Ky transferim pritet të rrisë dukshëm konkurrencën brenda skuadrës, teksa Prishtina synon të rikthehet fuqishëm në garë për objektivat e këtij sezoni. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.