Prishtina shënoi edhe fitoren e gjashtë në edicionin pranverorë në Superligën e Kosovës në futboll.
“Bardhë e kaltërit” lehtësisht mposhtën skuadrën e fundit në tabel, Besën, të cilës i shënuan pesë gola, njofton Klan Kosova.
Për Prishtinën golashënuesit ishin, Leonit Abazi, Endrit Krasniqi, Leotrim Kryeziu, Gauthier Mankenda dhe Albin Prapashtica.
Ndërsa Besa krejt çka arriti ishte "goli i nderit" që e realizoi, Donart Sheqerolli.
Aktualisht kryeqytetasit janë lider në tabelë me 50 pikë me një ndeshje më shumë se Drita, kurse Besa është afër rënies nga Superliga me vetëm 7 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=vJP98zzv-6w
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.