Viti 2021 ka nisur si është më së miri për Prishtinën.
"Bardhë e kaltrit" po i renditin fitoret një pas një.
Pas fitores në Superkupë dhe Kupë, Prishtina e mposhti Drenicën në ndeshjen e parë të pjesës së dytë të kampionatit.
Në stadiumin "Fadil Vokrri" ku kushtet për lojë nuk ishin shumë të mira, golin e parë e shënoi Alban Shillova.
Ndërsa rezultatin e barazoi braziliani i Drenicës, Denisson Silva. Epërsinë e Prishtinës ia ktheu Leonit Abazi. Ndërsa fitoren e vulosi Gentijan Muça me golin e tretë.
Detajet kryesore përfshirë golat dhe rastet mund t'i shihni në linkun poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=2mHubJCLfQ0
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.