Prishtina ka gjetur fitore, pas lojës maratonike kundër Pejës me rezultat 93-92, në kuadër të Playoffit të Superligës së Kosovës në Basketboll.
Fitoren nuk e pati të lehtë Prishtina, pasi luftuan deri në sekondat e fundit, ku Brandon Walters humbi një gjuajtje të lirë kur kishte vetëm tetë sekonda lojë, njofton Klan Kosova.
Vendimtarë për fitoren e Prishtinës ishin Nigel Jonson me 26 pikë e 10 asistime dhe Tevin Mack me 26 pikë e 6 kërcime.
Kurse nga radhët e Pejanëve u dalluan Brandon Walters me 26 pikë e 14 kërcime dhe Lis Shoshi me 18 pikë e 10 kërcime.
Prishtina ka barazuar Pejën me fitore dhe pritet të luajnë ndeshjen e tretë, për të caktuar se kush do të vazhdojë në gjysmëfinale e playoffit të Superligës së Kosovës në Basketboll.
Ndeshjet e Playoffit mund t'i ndiqni drejtpërdrejt në platformën Artmotion.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.