Seria prej 13 fitoreve radhazi ndaj Prishtinës, përfundoi sot për Trepçën.
Kryeqytetasit e kanë mposhtur kampionin aktual në shtëpinë e tyre dhe para tifozëve nga Mitrovica.
Që në fillim të kësaj përballje "Plsiat" e morën kontrollin e lojës, duke dominuar në thuajse çdo pjesë të ndeshjes, raporton Klankosova.tv.
Çerku i parë u mbyll 15:25, kurse skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve me 17 pikë epërsi për mysafirët, 34:51.
Ndonëse fraksioni i tretë i takoi vendasëve pasi e mbyllën në favor të tyre 21:17, avantazhi i lartë i krijuar në pjesën e parë vazhdonte që ta bëjë diferencën.
Pavarësisht se Trepça bëri gjithçka në dhjetë minutat e fundit që të kthehet në lojë për të tentuar që ta fitojë atë, nuk kishte më mundësi.
Ky çerek ndonëse i takoi "Torcidës" 21:14, rezultati përfundimtar i kësaj klasike foli për Prishtinën që e fitoi ndeshjen 76:82, njofton Klankosova.tv.
Jalen Moore ishte më i dalluari në këtë takim me 22 pikë, 3 kërcime dhe 7 asiste, kurse te vendasit u dallua Desmond Cambridge Jr, i cili realizoi 17 pikë dhe kontribuoi edhe me 2 kërcime e 3 asiste.
Pak sekonda para se të mbyllej ky super duel i Superligës, tifozët vendas hodhën gjësende në drejtim të bankinës së Prishtinës, duke e shtyer për disa minuta përfundimin e takimit.
[caption id="attachment_2389521" align="alignnone" width="246"]

Basketbollistët e Prishtinës duke ikur në zhveshtore, pasi u sulmuan nga tifozët vendas[/caption]
Ky duel ishte i vlefshëm për javën e katërt të Procredit Superligës së Kosovës në basketboll. Deri tani në edicionin 2024/25, Trepça ka dy fitore e po aq humbje, kurse Prishtina me vetëm një disfatë, sonte mori fitoren e tretë.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.