Lajmet e fundit

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Trepça 89` në ndeshjen e javës se dytë në Superligën e Kosovës në futboll, njofton Klan Kosova.
Ekipi nga kryeqyteti zhvilloi lojë më të mirë që nga fillimi i ndeshjes ku arriti të shënojë me në minutën e 24-të pas një devijimi të topit nga lojtari i 89-shit, Elton Basriu.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të Prishtinës, ndërsa edhe në pjesën e dytë Bardhëekaltërit vazhduan më të njëjtin ritëm të lojës.
Në minutën e 78-të lojtari i ekipit mitrovicas, Ylber Maloku morri kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Deri në fund të ndeshjes, skuadra e Mirel Josës arriti të shënojë edhe një herë në minutat shtesë me anë të Lorik Boshnjakut i cili realizoi për rezultatin final 2 me 0.
Prishtina tani renditet e pesta me tri pikë në tabelën e klasifikimit në Superligë, ndërsa ekipi nga Mitrovica, Trepça 89` mban vendin e 10-të në tabelë me vetëm një pikë.