Lajmet e fundit

FC Prishtina ka fituar duelin miqësor me rezultatin e pastër 3:0, përball skuadrës polake, Korona Kielce, takim ky i zhvilluar në Antalia të Turqisë, gjatë ditës së sotme.
Futbollisti Muca shënoi dy gola në këtë përballje, kurse golin e tretë për prishtinasit e realizoi Lorik Boshnjaku, konkretizime këto të arritura gjatë 45 minutave të parë të takimit, njofton Klan Kosova.
Ndërkohë pjesa e dytë krijoi raste më të shumta shënimi, si për skuadrën e Prishtinës, po ashtu edhe për atë polake që nuk ia dolën me gjithë insistimin që të paktën të shënonin ndonjë gol.
Me këtë ndeshje Prishtina mbyllin ciklin e ndeshjeve përgatitore, kurse nesër para mesnatës skuadra rikthehet në kryeqendër.
Më 10 shkurt Prishtina ndeshet në 1/8 e finales së Kupës ndaj Dritës.