Lajmet e fundit
Gjiganti i futbollit kosovar ka pranuar një letër përmes të cilës i konfirmohet se skuadra italiane është gati për ndeshje miqësore

FC Prishtina mund të zhvillojë ndeshje miqësore me skuadrën e madhe italiane Genoa.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në Facebook të skuadrës kryeqytetase.
“Përmes një shkrese dërguar kryetarit të Prishtinës, Remzi Ejupit, Genoa ka shpreh gatishmërinë për të zbarkuar në Prishtinë për ta zhvilluar një miqësore me Prishtinën më datë 5 ose 6 gusht”.
“FC Prishtina ndihet e nderuar dhe shumë e respektuar nga klubi i famshëm italian, nëntë herë kampione e Italisë. Sigurisht se Bordi i FC Prishtinës do ta shqyrtojë këtë kërkesë të italianëve dhe brenda javës do t’i kthejë përgjigje”.