Lajmet e fundit

Në qendër të Prishtinës tashmë ka nisur festa për kremtimin e Vitit të Ri 2026.
Ata që kanë vendosur që festën ta bëjnë në kryeqytet, që nga ora 18:30 kanë nisur aktivitetet enkas për qytetarët.
Kështu do të vazhdojë deri në ora 23:00, kur në skenë do të dalë këngëtarja Jehona Lumi me bendin e saj, e cila do të këndojë deri në ora 00:00.
Ndërkaq, për të pritur ndërrimin e motmoteve, në skenën e përgatitur për qytetarë do të paraqitet edhe kryetari i Komunës, Përparim Rama, i cili do të bëjë numërimin mbrapsht të sekondave deri në orën 00:00.
E më pastaj deri në 00:40 do të këndojë Dren Abazi.
Detajet i gjeni në videon më poshtë: