Lajmet e fundit

Afër Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë është zbuluar memoriali Heroinat, i cili simbolizon përkushtimin e të gjitha grave gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kjo vepër është realizuar falë iniciativës së deputeteve të parlamentit, të cilat deshën që të kujtohet roli i femrës në rrugën drejt çlirimit, njofton Klan Kosova.
Ngritja e memorialit ka filluar një vit më parë, ndërsa për ndërtimin e tij janë përdorur shumë shufra të metalit.
Kryeministri Isa Mustafa e ka përkrahur idenë edhe në kohën kur ishte kryetar i Prishtinës, dhe ka thënë se do ta përkrahë secilën vepër që është në përkrahje të grave që i kanë kontribuar vendit.
Kronikë nga Lindita Dedinca.