Prishtina është treguar më e mirë se Bashkimi në pjesën e parë të derbit i cili po luhet në xhiron e parafundit të edicionit të rregullt me rezultat 46:40.
Kryeqytetasit e fituan edhe çerekun e dytë ndaj prizrenasve me rezultat 29:24, ndonëse kishte luhatje të madhe të rezultatit gjatë gjithë 10-minutëshit të dytë.
Ky derbi po luhet në “Pallatin e Rinisë” në kryeqytet, i cili është tepër me rëndësi për të dy skuadrat në parket, pasi Prishtina kërkon ngjitjen në vendin e dytë, ndërsa Bashkimi do që të vazhdojë të jetë lider.
Në ndeshjen tjetër që po luhet, pas pjesës së parë, Trepça po udhëheq me rezultat 39:43 në palestrën “Karagaç” ndaj Pejës.
[caption id="attachment_2542281" align="alignnone" width="670"]

Renditja aktuale në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll[/caption]
Dy pozitat e para të renditjes tabelare kualifikohen direkt në gjysmëfinale, kurse nga vendi i tretë deri te i gjashti, matin forcat në çerekfinale.
Ajo skuadër e cila e përfundon sezonin e rregullt si e treta, përballet me atë që mbetet në pozitën e gjashtë, kurse vendi i katërt ndeshet me të pestin, raporton Klankosova.tv.
Në gjysmëfinale kualifikohet kush i arrinë dy fitore (2-0 ose 2-1).
Vendi i parë e pret fituesin e duelit ndërmjet pozitës 4 e 5, kurse vendi i dytë luan me atë që triumfon ndërmjet 3 dhe 6.
Super-derbi ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare,
ArtMotion.●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.