Lajmet e fundit

Prishtina dhe trajneri Debatik Curri i kanë ndarë rrugët.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me një komunikatë në rrjetet sociale.
“Shkëputet kontrata me marrëveshje me kryetrajnerin, Debatik Curri. FC Prishtina falënderon kryetrajnerin e deritanishëm, Debatik Curri për kontributin e dhënë në skuadrën tonë”, thuhet në njoftim.
“Curri, me FC Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në edicionin 2022/23, kurse skuadrës i ka prirë në 27 ndeshje zyrtare duke shënuar 11 fitore, 11 barazime dhe 5 humbje me goldallim +18, 41:23”.