KB Prishtina ka mposhtur KB Bashkimin në Prizren me rezultat 64:73 për të fituar titullin e Superligës me rezultat 3:1, pas katër takimeve.
Skuadra bardhekaltër është kthyer nga humbja duke i fituar tri ndeshje radhazi duke e përmbyllur serinë ne 3:1.
Prishtina është shpallur kampion për të dymbëdhjetën herë pas luftës. Kështu kryeqytetasit e vulosën edhe një herë dominimin total në basketbollin kosovar.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.