Në sheshin George Bush, në Prishtinë, pritet të ketë një pjesëmarrje masive të tifozëve të futbollit, për të pare finalen e Kamiponatit Evropian mes Spanjës dhe Anglisë.
Aty, "Prishtina Football Fest", ka bërë një organizim ku mund të shihet ndeshja, raporton Klan Kosova.
Organizatori Kushtrim Demiri, tha se janë në fund të pëgatitjeve.
“Kemi bërë përgatitjet dje natën deri vonë për shkak të nxehtit të madh, sot jemi vetëm në përgatitjet e fundit para se të fillojë ndeshja”, u shpreh ai.
“Gjithçka është në rregull presim që qytetarët të vijnë sa më herët, sepse pjesa ku e kemi organizimin momentalisht po duket të jetë shumë e vogël, në krahasim me qytetarët që po duan të shohin lojën”, shtoi Demiri.
“Atyre që nuk mund të hyjnë brenda, i ftoj në sheshin George Bush, sepse sheshi është shumë i madh dhe munden me pa një skenografi gjigante që e kanë përjetuar tash e 29 ditë, uroj që edhe sonte ta mbyllim me një festë madheshtore të cilën e kemi përgatitur për fund të finales”, tha gjithashtu organizatori.
https://www.youtube.com/watch?v=BahIQ1uRI6E
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.